Prej 4 vitesh sektori i blegtorisë ka pësuar rënie të ndjeshme si në numrin e krerëve te bagëtive por edhe në prodhimin e qumështit dhe të mishit.

E njëjta tendencë rënëse është reflektuar edhe përgjatë vitit 2019. Sipas të dhënave të INSTAT numri i gjedhëve ka shënuar një rënie prej 11.07 për qind në krahasim me vitin 2018.

Përqendrimi më i madh i tyre është shënuar në qarkun e Fierit me 16,33 % dhe në qarkun e Elbasanit me 10,38 %.

Në raport vihet re se edhe sasia e qumështit të prodhuar gjatë këtij viti është ulur me 2.8%.

Prodhimi i qumështit në vitin 2019 është 1,11 milionë tonë ku dominon ai lopës me 85%, 7.3% i deles dhe 7.5% i dhisë.

Sasia e mishit ka rënë me 2.7% dhe u prodhuan 157 mijë tonë.

Nga ana tjetër kemi një rritje të numrit të krerëve të pulave ku numërohen më shumë se 5 milionë të tilla në krahasim me 4.9 milionë që ishin një vit më parë.

Kjo ka sjellë dhe rritjen e prodhimit të vezëve me rreth 5 %.

Gjatë vitit 2019 u prodhuan 865 milionë kokrra vezë nga 828 milionë që ishin vitin parardhës.

Artikulli paraprakMIMOZA HAFIZI SHPALL KANDIDATURËN PËR REKTORE TË UT-SË: BASHKË DO TA MUNDIM KËTË TË KEQE!
Artikulli tjetërMAKINA NDAHET NË DYSH GJATË AKSIDENTIT, NDËRRON JETË 47 VJEÇARJA SHQIPTARE NË ITALI