Valbona dhe Thethi mbeten destinacionet më të frekuentuara nga turistët e huaj të cilët kërkojnë informacion në zyrën e informacionit turistik në Shkodër . Imelda Mullini përfaqësuese e zyrës së informacionit turistik në Shkodër thekson se vihet re një rritje e numrit të turistëve të cilët vijnë nga Gjermania, Çekia dhe Polonia.

Përfaqësuesja e kësaj zyre thekson se numri i turistëve që kërkojnë informacion është rritur gjatë muajit korrik.

Pavarësisht interesit që ka nga turistët e huaj tek zyra e informacionit në Shkodër, numri i tyre krahasuar me një vit më parë është më i ulët. Kjo për shkak se shumë prej turistëve nuk kanë nevojë të ndalen tek kjo zyrë për shkak se vijnë në Shqipëri përmes guidave turistike.