Pavarësisht temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë kësaj vere, qarku i Lezhës është përballur me një numër më të ulët zjarresh krahasuar me vitet e mëparshme. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Lezhës, gjatë muajve qershor dhe korrik janë regjistruar 28 raste, kryesisht në sipërfaqe pyjore, kullota dhe toka të papunuara.Në tre prej këtyre rasteve ka qenë e nevojshme ndërhyrja nga ajri me helikopter, ndërsa në operacionet e shuarjes kanë marrë pjesë edhe forcat e ushtrisë, në mbështetje të strukturave vendore dhe zjarrfikësve.

Ndërkohë, me vijimin e temperaturave të larta edhe gjatë muajit gusht, strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë në të tre bashkitë e qarkut, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Autoritetet theksojnë se monitorimi i territorit vijon pa ndërprerje dhe u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht në zonat pyjore dhe pranë tokave me bimësi të thatë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBESËLIDHJA-VORA BARAZIM 1-1 NË TESTIN MIQËSOR TË RRADHËS
Artikulli tjetërPD NGRE AKUZA PËR AVIONËT E ZJARREVE, REAGON MINISTRIA E MBROJTJES: PROCEDURA ËSHTË ZHVILLUAR SIPAS LIGJIT