
Në oborrin e kishës së Dejës është organizuar “Panairi I Verës”, një aktivitet që shënoi edhe hapjen zyrtare të sezonit turistik veror në bashkinë Vau Dejës. Ky aktivitet përçoi mesazhin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, kulinarisë tradicionale dhe artizanatit lokal. Kryetari bashkisë Vau Dejës, Kristjan Shkreli si dhe figura të rëndësishme të politikës përshëndetën organizimin dhe theksuan rëndësinë e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.
Pika kulmore e mbrëmjes ishte inskenimi i dasmës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti me Donika Aranitin, e realizuar me një program të pasur kulturor.
Ky panair bëri së bashku banorë dhe vizitorë nga zona të ndryshme. Atmosfera u gjallërua edhe më shumë me muzikë live dhe kokteil veror, ku kënga dhe vallja u ndërthuren së bashku duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë të pranishmit.