FERMERËT: JEMI DËMTUAR SHUMË, NUK IA VLEN TË MERRESH ME BUJQËSI. Me qindra fermer nga zona të ndryshme të Qarkut Shkodër kanë mbetur jashtë skemës së subvencioneve. Ndryshimet për këtë vit nga Qeveria shqiptare kanë penalizuar shumë prej tyre.

Pasja e librezës së rregullt të energjisë elektrike dhe çertefikate e pronësisë ka bërë që shumë aplikimi të fernerëve të kthehen mbrapsht. Familja Maçi në komunën Dajç ka 23 krerë bagëti por asnjëherë nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga skema e subvencioneve. Përveçse shumë vështirë, në këtë situatë fermerët thonë se nuk ia vlen të merresh me bujqësi sepse shteti nuk jep asnjë ndihmë. Edhe të moshuarit thonë se jetesa në këto kushte është një mundim. Jo vetëm fermerët e komunës së Dajçit por edhe qindra të tjerë nga i gjithë Qarku Shkodër nuk kanë mundur të përfitojnë nga subvencionet duke u dëmtuar dhe penalizuar jo pak si shkak i ndryshimeve të qeverisë që për fermerët janë drastike.

Artikulli paraprakGJYKATA LIRON DEPUTETIN TOM DOSHI
Artikulli tjetërEDHE KËSHILLAT BASHKIAKË NË FILTRAT E DEKRIMINALIZIMIT