Sot Shqipëria do të përballet në një sfidë “jetike” në rrugëtimin e saj drejt “Katar 2022”. Ajo do të presë në “Air Albania Stadium” Poloninë e Robert Lewandowskit.

Tifozë të shumtë janë parë në rrugët e kryeqytetit disa orë para nisjes së sfidës, e në mes të tyre është dhe presidenti Ilir Meta. Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i shtetit, përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale. Ai shihet teksa ka rreth qafës një shall me simbolet e flamurit dhe pranë tij ndodhet konsulli i Nderit i Shqipërisë në Poloni, Pawel Michalak, i cili gjithashtu mban veshur një shall kuq e zi.

“Sot, përpara ndeshjes historike, me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, z.Paëel Michalak”, shkruan Meta.

Kujtojmë se përfaqësuesja shqiptare do të ketë dy mungesa të rëndësishme sot në këtë ndeshje. Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe nuk do të jenë të pranishëm. Gjithashtu një tjetër mungesë e rëndësishme do të jetë ajo e Berat Gjimshitit, që u dëmtua në ndeshjen e kaluar ndaj Hungarisë, ku ekipi kombëtar fitoi në frymën e fundit falë një super goli të Brojës.