Nisma e shoqërisë civile për pyllëzimin e malit të Taraboshit ka vijuar edhe këtë të martë, nga ku u mbollën edhe një numër i konsiderueshëm fidanësh të llojit pishë. Edhe pse me temperature të ftohta afër zeros, nismës iu bashkua edhe fëmijët e kopshteve, të vegjëlit e së cilës dhanë kontributin e tyre për pyllëzimin e Taraboshit. Përveç aktivistëve të EKO Mendje, puna ka vijuar me mbjelljen e pemëve edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër, e cila në total po mbjell një numër prej 1 mijë fidanësh.

Drejtuesi i EKO Mendje, Mirsad Basha, shprehet se edhe në ditët në vazhdim, duke filluar nga ora 10:00 e paradites puna për pyllëzimin e Taraboshit do të vazhdoj.  Nisma “Më shumë frymë Shkodrës” ka filluar muaj më parë, nga ku janë mbledhur një total prej më shumë se 5 mijë fidanësh, të cilët kanë gjetur mbështetje nga institucione të ndryshme.

E veçanta e kësaj nisme ka qenë pjesëmarrja e gjerë e një numri të lartë kopshtesh dhe fëmijësh, të cilët përtej mirësisë së mbjelljes së fidanëve të pishave, sensibilizojnë popullatën për pyllëzimin e ambjentit.

Artikulli paraprakGJONAJ PARALAJMËRON PUNONJËSIT E BURGJEVE:TË GJITHË NË VETTING
Artikulli tjetërI FTOHTI, RREZIKOHEN TË SËMURËT KARDIAK