Opozita në Këshillin Bashkiak të Lezhës i ka kërkuar Bashkisë të tregojë më shumë vëmendje dhe prioritet ndaj problematikave me të cilat përballen qytetarët. Përfaqësues të saj theksuan se ka mungesë investimesh në disa sektorë kyç si turizmi, arsimi dhe kultura.
Sipas këshilltareve të djathta, Alfrida Marku dhe Donika Ndoj, në këto fusha janë ulur ndjeshëm shpenzimet, ndërsa shqetësimet e qytetarëve janë të shumta dhe të përsëritura, por ende të paadresuara nga pushteti vendor.
Në përgjigje të kritikave, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se gjatë viteve të fundit janë realizuar shumë investime në të gjitha sektorët dhe projekte të tjera janë aktualisht në proces. Sipas tij, është e pamundur të zgjidhen të gjitha problematikat brenda një kohe të shkurtër.
Opozita paralajmeron se do të vazhdojë të ngrejë zërin për nevojat e qytetarëve dhe do të kërkojë transparencë më të madhe në shpërndarjen e fondeve publike.

Artikulli paraprakSOLISTËT FETARË ME FAMË BOTËRORE VIZITË NË SHKODËR
Artikulli tjetër25 VITE “JEHONA E SHKODRËS”