Këta janë personat me aftësi ndryshe të cilët mbajtën një koncert në ditët e aktivitetit “Pak Art n’Pedonale” i zhvilluar në Shkodër. E pranishme ishte edhe drejtorja e përgjithshme e shërbimit social Reme Lala e cila pranoi se ende ka shumë punë për të bërë lidhur me personat me aftësi ndryshe.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj tha se personat me aftësi ndryshe përballen me një sërë problematikash që duhen zgjidhur.

Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni kërkoi angazhim të të gjithë instituicioneve për punësimin si një e drejtë e tyre dhe integrimin e plotë në shoqëri të personave me aftësi ndryshe.

Drejtorja rajonale e shërbimit social në Shkodër Valbona Tula vlerësoi bashkëpunimin me bashkinë Shkodër.

Përveç koncertit të bandës muzikore të personave me aftësi ndryshe e krijuar 17 vite më parë, në pedonalen “Kolë Idromeno” u prezantua edhe ekspozita “Pak Art n’Pedonale”. Të ardhurat nga shitja e punimeve do t’i kalojnë qendrave që merren me këto shtresa.