Kryedemokrati Lulzim Basha e shikon një çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare uljen e taksës nga 15 në 9%. Në një postim në “Twitter” Basha risjell një nga angazhime e programit të PD “Shqipëria fiton” për taksën e sheshtë i diskutuar dhe gjatë takimit të sotëm me biznesmenë.

Ai thekson se kjo taksë do të bëjë që të mbeten më shumë para në duart e sipërmarrësve e rrjedhimisht më shumë investime, prodhim dhe vende të reja pune.

“Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta. #ShqipëriaFITON”, shkruan kreu i PD.

Artikulli paraprakPRESIDENCA I KTHEHET KRYEMINISTRIT: O FAQEZI! RAMAFORMA JOTE NGORDH MË 25 PRILL ME 3 MILIONË SHPULLA DHE SHKELMA TË SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërREGJISTRIMI I KOALICIONEVE/ KRYEMADHI TAKIM 90 MINUTA ME BASHËN NË SELINË E PD-SË. JA ÇFARË ËSHTË VENDOSUR