Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në xhudo, për kategorinë 57 kg.

Ajo bëhet kështu e dyta që fiton një medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios, pasi ditë më parë, fituese u shpall dhe Distria Krasniqi.

Rezultati historik i Gjakovës është përshëndetur dhe nga Dua Lipa. Këngëtarja me famë botërore që prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri ka publikuar një foto në rrjete sociale ku shfaqet Gjakova, e shkruan:

“Një tjetër medalje ari për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”.

Në qëndrimin e saj në Shqipëri, Dua është takuar me personalitete të larta të politikës në vend. Ajo është takuar me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministrin

Edi Rama si dhe me Ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Gjatë një konferencë për mediat, këngëtarja ka thënë se ndihet krenare që është shqiptare dhe se shumë shpejt mund të realizojë një koncert në Shqipëri.