Media: E çojmë në Kushtetuese Skandal, pakti PS-PD prek lirinë e TV

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare e cilëson një akt banditesk vendimin e Kuvendit dje që miratoi ligjin që detyron televizionet private që të transmetojnë fushatën e partive politike falas. Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare thekson se ligji i miratuar pas arritjes së paktit mes PD dhe PS është antikushtetues dhe bie ndesh me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Në rast se partitë nuk pranojnë që paratë e reklamave të fushatës së tyre t’i paguajë KQZ, atëherë Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare deklaron se ligjin do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa do të vendosë në dijeni edhe ndërkombëtarët, pasi televizionet e kanë të pamundur të financojnë fushatën e partive. Shoqata u bën thirrje të gjitha televizioneve që të mos e njohin këtë ligj grabitqar, pasi u miratua pa u konsultuar me grupet e interesit, fshehurazi, ndërsa deputetët u njohën vetëm pak minuta para votimit. “Reklama falas nga një biznes privat nuk mund të ketë” thuhet në deklaratën e shoqatës ndër të tjera.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET VRASJA E FALCONES PROKURORËT NJË MINUTË HESHTJE
Artikulli tjetërMARRËVESHJA ME PD – RAMA: NA JEPNI 71 VOTA E ATA IKIN NGA QEVERIA MË 26 QERSHOR