
Media italiane ngriti një ditë më parë dyshime mbi ‘fatin’ e 16 emigrantëve në kampin e Gjadrit. La Stampa i referohej denoncimit të Partisë Demokratike italiane, e cila pretendonte se nga 41 emigrantë që kishin mbërritur në kampin e Gjadrit, mungonin 16 prej tyre.
Por, burime bëjnë me dije se funksionimi i kësaj strukture vijon pa probleme.
Mësohet se nga grupi prej 41 emigrantëve, në kampin e Gjadrit ndodhen 39, pasi dy prej tyre janë riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës konform rregullave.
Kujtojmë, që më 14 prill një grup prej afro 10 emigrantësh shkatërruan mobilet e dhomave dhe thyen xhamat, ndërkohë që autoritetet italiane i dërguan në ambientet e izolimit.