Nje lajm i trishtë, ka mbuluar rrethin e gazetarëve dhe mediave ne Shkodër, këtë të hënë të 6 Shkurtit.

Një lajm që për gjithesecilin është e vështirë ta pranojë ndarjen e parakohshme nga jeta të Nexhat Rakaj, apo sic të gjithë e njihnin “Daja Xhatit”. Ai e humbi betejën me sëmundjen e pashërueshme, edhe pse në shumë pak kohë. Nexhat Rakaj , prej 17 vitesh ishte pjese aktive e medias me kameran e tij, në cilësinë e operatorit të televizioneve lokale në Shkodër si dhe atyre qëndrore, gjithmonë i përkushtuar dhe profesional në sektorin e tij, Daja Xhati ka përcjellë në ekran kronika të shumta , të cilat kanë kontribuar në pasqyrimin me vertetësi të jetes dhe aktivitetit të Shkodrës dhe rajonit verior në përgjithësi. Sot të gjithë kolegët, punonjësit e medias, të gjithë ato që e njohën dhe qëndruan së paku një herë me Daja Xhatin, kujton vullnetin, angazhimin, seriozitetin e tij, asnjeherë i lodhur dhe gjithmonë pranë kolegeve në cdo lloj situate. Të vështira janë fjalët, por sot me dhimbje të themi, lamtumirë

Artikulli paraprakMBETJET, NDËRHYN NJËSIA ADMINISTRATIVE RRETHINA
Artikulli tjetërMBLIDHET KOMISIONI HETIMOR PËR CEZ-in