Vijon promovimi i alpeve shqiptare nga te huajt. Kete here ne fokus te nje dokumentari te realizuar nga mediat izrealite ka qene Thethi. Dokumentari nuk ka qene i fokusuar vetem tek bukurite mahnitese te kesaj perle te apleve shqiptare por mbi te gjitha tek tradita , mikpritja dhe gastronimia.

Thethi gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mbreslenese , në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tiroli, Austri. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mulliri i Blojes, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar. Tursitët në Theth shtohen çdo vit. Banorët e kanë kuptuar tashmë vlerën dhe janë edhe mbrojtësit dhe promovuesit më të mirë të traditës dhe të bukurive natyrore të bjeshkëve shqiptare.