Këngëtarja Barbana Dini, motra e këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, ka shpërthyer në shenjë revolte ndaj mediave, të cilat kanë pasqyruar pamjet filmike të varrimit. Përmes një statusi të shkurtër në Facebook, ajo jep një mesazh të qartë se gjysma e zemrës i ka vdekur, por gjysma tjetër është ende gjallë, ndaj duhet të respektojnë dhimbjen që ata ndjejnë për humbjen e të riut.

“O palaço që i harxhoni oksigjenin kësaj bote kot! O “gazetar” dhe “aktor” të dështuar që nuk dini çfare është dhimbja, ju shisni edhe familjen për pak vëmendje! Mos nxirrni videot e aksidentit për ca like e qindarka të qelbura se do ju vrasë dhimbja jonë! Ju të vrisni ditën, e të qani natën! Më ka vdekur gjysma e zemrës, por kam gjysmën tjetër gjallë akoma, prandaj STOP!”, ka shkruar ajo.

Ergi Dini, së bashku me shokun e tij humbën jetën në një aksident në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut” në Tiranë. Që në moshën 20 vjeçare, Ergi Dini u shpall fitues i konkursit muzikor “X Factor”. Pas një konkurimi nën mbrojtjen e Altuna Sejdiut, Ergi do të arrinte që në shkurt të vitit 2014, të fitonte “X Factor”. Një vit më vonë ai konkuroi në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk do të arrinte të fitonte.

Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016, këngëtari do të sillte dy këngë të shoqëruara me videoklipe, përkatësisht “Morphine” dhe “Asnji gram”.

Artikulli paraprakGUR I ZI, VRITET ME ARMË ZJARRI 23-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHIROKA, HISTORIA E VJETËR E SAJ