Mediu arrin marrëveshje me Bashën, bashkë në lista në zgjedhjet e 25 prillit.

“Është konsideruar cdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë cdo parti dhe cdo kandidat. Do ta shikoni marrëveshjen, e cila përcakton raportet e partive politike.

Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ kandidatet e partive politike”, tha Mediu.