
Deputeti Fatmir Mediu, nga një seri takimesh në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi domosdoshmërinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe forcimin e NATO-s.
Ai paralajmëroi për rrezikun e uljes së pranisë në KFOR, në një kohë kur rritet ndikimi i Rusia dhe Kina në Ballkan.
Reagimi i plotë:
Washington DC Departamenti i Shtetit.
Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë parlamentare të NATOs.
Takimi i parë u zhvillua në Departamentin e shtetit, ku Asistent Sekreatri i Shtetit për Europën dhe Azinë z. Brendan Hanrahan, prezantoj qëndrimin e SHBA dhe Presidentit Trump për forcimin e NATOs.
Së pari rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% si një domosdoshmëri jetike për Alenacën dhe sigurinë.
Së dyti krijimi i një mbështetje të fortë të këtyre shpenzimeve nga industria e mbrojtjes, zhvillimi i shpejzë i saj si dhe nevoja që Europa të zhvilloj një industri mbrojtje që të garantojë nivele të larta operacionaliteti dhe ndërveprimii duke hequr dore nga politika proteksioniste që dëmtojnë bashkëpunimin dhe forcimim e Aleancës. Ai ritheksoj fjalën e Sekreatrit të Shtetit Marco
Rubio se SHBA duan një Europë të fortë.
Gjatë bashkëbisedimit e pyeta Ndihmës sekreatrin Hanrahann për angazhimin e SHBA në ballkan për bashkëpunimin në shpenzime të përbashkëta të vëndeve të NATOs dhe ato partnere për të rritur bashkëpunimin politik, detrrancën ushtarake dhe investimet Amerikane në Ballkan.






