Nuk do jenë skemat taktike apo teknike ato që do i japin fitoren Vllaznisë apo Tiranës në ndeshjen e cila luhet për mbijetesë.

Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe një prej drejtuesve ndër vite, Agim Medja shprehet se kjo sfidë me shumë rëndësi lidhet më shumë se asgjë me anën psikologjike. Skuadra që do të dijë ta përballojë psikologjikisht do marrë edhe fitoren shprehet Medja. Agim Medja jep mesazhin e tij për futbollistët e Vllaznisë po të ishte trajner apo drejtues i klubit.

Tifozët duhet të jenë të shumtë në numër shprehet Agim Medja ndërsa ndjen keqardhje nëse Vllaznia apo Tirana do i japin lamtumirën kategorisë Superiore. Në ndeshjen Vllaznia-Tirana është vendosur që hyrja e tifozëve të jetë falas në mënyrë që tifozëritë e të dy ekipeve të mbështesin këto dy klube të mëdha të futbollit shqiptar që kët herë luajnë për të shpëtuar kokën nga rënia prej Superligës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUNIVERSITETI I SHKODRËS, NIS PROCESI I AKREDITIMIT
Artikulli tjetërROLI I GRAVE, NËNSHKRUHET MARRËVESHJA NË M.MADHE