QËLLIM SHTIMI I SIPËRFAQEVE TË GJELBËRTA, U ZGJODH TARABOSHI. Medreseja e djemve “Haxhi Sheh Shamia në bashkëpunim me shoqatën “Instanbul” kanë ndërmarrë një iniciativë për mbjelljen e disa fidanëve në malin e Taraboshit me qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta.

Vetë nxënësit thonë se kanë nevojë për më shumë hapësira të gjelbërta. Nga ana e saj drejtoria e pyjeve ka dhënë ndihmesën e saj teknike për këtë iniciative për mbjelljen e pemëve. Shkodra ka nevojë për mbjelljen e pemëve dhe një pyllëzim dhe shtim të sipërfaqeve të gjelbërta duke qenë se mungojnë ndaj iniciativa të tilla përmirësojnë situatën në këtë qytet.