Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari duke uruar nxënësit e medresesë në mbylljen e vitit shkollor tha se arsimi në Shqipëri përballet me sfida të mëdha.

Myftiu i Shkodrës përpara zgjedhjeve presidenciale të parakohshme që do të jenë me 24 qershor uroi Turqinë për një mbarëvajtje në këtë proces duke e quajtur si një ditë të madhe dhe vend që lidhet ndër shekuj me Shqipërinë.

Drejtori i medresesë së djemve, Kujtim Dervishi përshëndeti arritjet e nxënësve.
Aktiviteti përmbyllës në medresenë e djemve u shoqërua me një koncert artistiko-kulturor, e kthyer në traditë tashmë.

Medreseja e Shkodrës është një nga institucionet ku vit pas viti qindra nxënës marrin dije dhe kulturë për të qenë gati në të ardhmen e afërt.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË, GJYKATA RRËZON KËRKESËN E LEK FRROKUT
Artikulli tjetërSHIFRA TRONDITËSE NGA AKSIDENTET