10 vitet e para të këtij mijëvjeçari për medresenë e Shkodrës kanë qënë të mbushura më sfida e vështirësi, por edhe arritje e suksese të cilat janë dëshmi e një punë të madhe.

Këto ngjarje janë tashmë të dokumentuara në një libër, i cili u promovua pak pas 25 vjetorit të krijimit të këtij institucioni arsimor. I ideuar nga Elona Sytari dhe përgatitur për botim nga Irida Hoti, “Mederesjea e shkodrës në vite” është një pasqyrim i real i aktiviteteve, nxënësve, mësuesve, çmimeve e vlerësimeve, e po ashtu dijes së përcjellë tek brezat e rinj.

Para disa pjesëmarrësve të zgjedhur, figura të larta fetare e politike të Shkodres e më gjërë, drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, Kujtim Dervishi, vlerësoi punën e bërë për këtë libër që do të pasurojë bibliotekat tona. Edhe pse pa një fjalë rasti kushtuar posaçërisht këtij botimi, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari vlerësoi medresënë e Shkodrës si njërën prej më të mirave në Shqipëri.

Doktorja e shkencave Irida Hoti, teksa paraqiti në mënyrë të detajuar para të pranishmëve përmbajtjen e librit, tha se ky dokumentim vjet pas atij me titull “Themelet e një medreseje” botuar nga ish-drejtori, Ahmet Osja. Medreseja e Shkodrës u krijua në vitin 1992 dhe është e ndarë në dy degë të posaçme për vazjat dhe për djemtë. Muajin e kaluar ajo festoi 25 vjetorin e kirjimit, në kuadër të cilit u organizuan aktivtete të shumta.

Artikulli paraprakSHKOLLA E AJASMËS, NJË SHEKULL HISTORI VLERASH
Artikulli tjetërMBLEDHJA PËR DROGËN, RADOVANI-GJURAJ DEBAT MES TYRE