Dhjetëra anëtarë të familjes mafioze Ndrangheta janë arrestuar në një operacion të kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni është shtrirë në disa vende, Bergamo, Catanzaro, Cosenza, Milano, Novara, Vibo Valentia dhe Reggio Calabria.

Të arrestuarit i përkasin familjeve të Ndrangheta, Arena-Nicoscia të Isola di Capo Rizzuto dhe familjes Mannolo të San Leonardo di Cutro, në zonën e Crotone. Ato akuzohen për shoqatë të tipit mafioz, mbajtje të paligjshme të armëve dhe municioneve, si dhe krijimin e shoqatave që synojnë trafik të paligjshëm të drogës.

Hetimet u koordinuan nga Drejtoria e Antimafias së Qarkut Catanzaro, drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri. Detajet mbi këtë operacion janë të pakta, pasi pritet që policia të dalë në një konferencë për mediat.