SPAK, D.I.A, EUROJUST dhe Antimafia italiane kanë konkretizuar një operacion të suksesshëm të koduar ‘Shpirti’ duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të 4 grupeve të strukturuara që merreshin që nga kultivimi i lëndës narkotike deri të shpërndarja e saj në qytetet italiane dhe vendet e tjera europiane.

38 janë urdhër-arrestet që janë lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar më parë, ndërkohë që 28 të tjerët që janë duke ekzekutuar sot 24 janë lë në burg, 4 ‘arrest shtëpie’. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh. Kreu I SPAK Arben Kraja , ka dhënë detaje te operacionit.

Janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Operacioni italo-shqiptar është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit, ku u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro asete si prona, automjete e para cash.