Është djalë! Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Buckingham Palace njofton se djali ka ardhur në jetë në orën 05:26 të mëngjesit të sotëm dhe peshon 3 kg e 200 g.

Duke folur për ” Windsor”, Princ Harry është shprehur se është shumë i emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë.

“Jam shumë i emocionuar të njoftoj dhe unë dhe Meghan jemi bërë prindër për herë të parë me një djalë. Një djalë i shëndetshëm. Jam shumë krenar për gruan time”, tha Harry.

Gjinia e foshnjes u mbajt e fshehtë për mediat, e ndërsa duket se çifti nuk do t’i nënshtrohet traditës së familjes mbretërore që të prezantojnë foshnjen e sapolindur para mediave,

ashtu siç kanë bërë më herët me tre fëmijët e tyre Kate Middleton dhe Princ William.