INSPEKTORI I POLICISË PYJORE: KA PATUR RASTE POR NUK I KEMI EVIDENTUAR.Të gjithë gjuetarët e qarkut të Shkodrës nëse vijojnë të gjuajnë në mënyrë të paligjshme do të ndëshkohen me masa të rrepta.

Inspektori i policisë pyjore Qemal Mehja thotë se që nga dita e nesërme përfundon kontrata me gjuetarët për dhelprën e egër dhe mbetet në fuqi moratoriumi që ndalon gjuetinë në pyje për gjënë e gjallë.Ka patur raste kur është gjuajtur në mënyrë të paligjshme por nuk janë arritur të evidentohen.Qarku i Shkodrës ka një numër të madh gjuetarësh të liçensuar por sipas policisë pyjore një pjesë e tyre tentojnë të gjuajnë në mënyrë të paligjshme gjë e cila nuk do të lejohet.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/MuJ2RiOM-rE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]