DREJTORI I ZYRËS SË PUNËS: KEMI TREGUES POZITIV, TË ECIM NË KËTË RRUGË. Treguesit e punësimit për tre muajt e vitit të parë të 2015-ës janë pozitiv. Pavarësisht kësaj nevoja për punësim është shumë më e madhe.

Kështu shprehet drejtori rajonal i zyrës së punës në Shkodër Dodë Mehmetaj i cili thotë se duhet të ecim në këtë rrugë përsa i përket punësimit. Problem sipas drejtorit Mehmetaja mbetet mungesa e çerdheve dhe kopshteve tek biznesi fason ku pjesa më e madhe e të punësuarve janë gra dhe vajza. Shqetësim ose një problem i pazgjidhur është transporti urban i Shkodrës por edhe komunave ku nuk mbulohen të gjitha zonat për të transportuar punëtorët në fabrikat të cilat pjesa më e madhe janë në periferi. Gjatë këtij viti situata me punësimin pritet që të jetë më e mirë se ajo e vitit të kaluar pavarësisht problematikave që kërkojnë zgjidhje.