Një tërmet me magnitudë prej 7.1 ballësh vrau të martën 155 persona në Mexico City dhe rrëzoi dhjetëra ndërtesa.

Përveç kësaj, qindra struktura kanë pësuar dëme të konsiderueshme dhe tani përbëjnë një rrezik për punëtorët e shpëtimit dhe banorët. Shkatërrimi u përhap në të gjithë kryeqytetin e Meksikës dhe të paktën 60 ndërtesa u rrëzuan ose u dëmtuan dukshëm, sipas të dhënave zyrtare.

Qendra Kombëtare e për Parandalimin e Fatkeqësive, Cenapred, ka rekrutuar inxhinierë dhe arkitektë për të inspektuar strukturat në të gjithë qytetin. Më shumë se 1,480 banorë kanë kërkuar inspektime.

Të gjitha llojet e ndërtesave u shkatërruan në të gjithë qytetin – të reja dhe të vjetra, komerciale dhe banimi. Fotografitë më poshtë, tregojnë ndërtesat para dhe pas tërmetit shkatërrimtar.

Per me teper ndiqni foto-galerine poshte: