Sot Melburni është zyrtarisht qyteti më i izoluar në botë për shkak të koronavirusit, i cili ka tejkaluar rekordin e vendosur nga kryeqyteti argjentinas, Buenos Aires me 245 ditë në izolim.

Ndërsa një pjesë e mirë e vendeve po fillojnë të zbusin masat e vendosura në kuadër të kufizimit të pandemisë, në Melburn vendimi për të qëndruar në shtëpi do të vijojë dhe kjo do të zgjasë deri kur Australia të ketë arritur objektivin e saj të vaksinimit.

Qyteti do të ketë regjistruar 267 ditë mbyllje në shtëpi para se të hiqen kufizimet, e cila parashikohet të ndodhë rreth 26 tetorit. Bllokimi rekord i Melburnit po i kushton ekonomisë shtetërore 700 milionë dollarë në javë.

Kryeministri Victorian Daniel Andreës ka justifikuar izolimin e vazhdueshëm të kryeqytetit të tij, duke thënë se mundësitë për të mbajtur virusin larg ishin shumë të vogla

“Unë thjesht dua të them se sa krenar jam për çdo australian që dha kaq shumë, që punoi kaq shumë, për të shpëtuar jetë“, është shprehur ai.

Këto masa kanë patur një ndikim negativ në të gjitha fushat e duke prekur jo vetëm ekonominë, por edhe shëndetin mendor të njerëzve.

Artikulli paraprakZELANDA E RE LEHTËSON MASAT ANTI-COVID, E PRANON: NUK I SHPËTOJMË DOT KORONAVIRUSIT
Artikulli tjetërSNOWDEN: FACEBOOK DHE INSTAGRAM U FIKËN, BOTA U BË NJË VEND MË I SHËNDETSHËM NË NJË DITË TË MREKULLUESHME