Dy ditë pas përmbytjeve që përfshinë fshatin Melgushë në bashkinë Vau Dejës situata duket e normalizuar pasi edhe uji është larguar nga tokat bujqësore.
Por ajo cka ka mbetur pas jane demet që ka shkaktuar vërshimi i ujit në të mbjella dhe në ushqimet për bagëtitë
Banorët tregojnë se përmbytjet përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme tokash , ndërsa shkak sipas tyre për këto përmbytje janë mos pastrimi I kanaleve kulluese kryesisht
Bashkia Vau Dejës me disa fshatra ishin edhe zonat më të prekura nga përmbytjet e së dieles që përfshinë rajonin e Shkodrës.
Reshjet me itensitet të lartë dhe dalja e përrojve nga shtrati bëri që uji të përmbyste toka bujqësore por edhe disa banesa

Artikulli paraprakPRISHEN DISA BIZNESE NË RRUGËN “EDIT DURHAM”
Artikulli tjetërSËRISH PRANI UJI NË FSHATIN TRUSH