Arben Seferaj është një fermer nga fshati Melgushë i njësisë administrative Bushat i cili prej 15 vitesh merret me bujqësinë. 44 vjeçari është përballur kohët e fundit me mos gjetjen e tregut për të shitur prodhimet ndërsa shpesh nuk nxjerr as shpenzimet e bërë për mbjedhjen e tyre.

Nevoja për të marrë punëtor të tjerë për t’a ndihmuar shpesh herë është e lartë por 44 vjeçari e ka të pamundur pasi shprehet se nëse paguan edhe punëtorët atëherë fitimi do të ishte shumë i vogël.

Në këto 15 vite përkrahja nga qeveria ka qënë pothuajse zero shprehet fermeri.

Si Arben Seferaj ka edhe shumë fermer të tjerë të cilët po përballen me vështirësi për shitjen e prodhimeve të tyre. Të shumtë janë ata të cilët po heqin dorë nga bujqësia pasi fitimi është i pamjaftueshëm.