
Është festuar këtë të premte 100 vjetori I hapjes së shkollës 9-vjeçare “Shaban Banushi” në fshatin Melgushë të bashksië Vau Dejës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nxënësit dhe mësuesit aktual por edhe ish-mësues dhe ish-nxënës ndër vite. Drejtori I shkollës Alfred Kodervelekaj vlerëson mësuesit që dhanë kontribut për mbajtjen hapur të kësaj shkolle pavarësisht problemeve të herë pas hershme.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe drejtori rajonal I arsimit, Bardhok Pulaj.
Ndërkohë, Balto Lecini, ish-nxënës, ish-mësues dhe ish-drejtues I shkollës 9-vjeçare “Shaban Banushi” bëri një përmbledhje të historikut të kësaj shkolle në 100 vit.
Në fund të aktivitetit u vlerësuan për kontributin e tyre mësuesit Skender Lohja, Balto Lecini, Besnik Ujkani, Sami Bushati, Elez Mustafa, Marije Katani, Vlash Luani dhe Sali Shima. Shkolla u hap për herë të parë në fund të vitit 1920, por për shkak të numrit të vogël të nxënësve, hapja zyrtare u bë më 1 mars të vitit 1921


