Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion artistik, salla e Pallatit të Kulturës në Lezhë u mbush mbrëmjen e së hënës me artdashës, prindër, mësues dhe figura të njohura të jetës kulturore e institucionale, për të ndjekur koncertin e parë recital të violinistes së re Melisa Figuri. Pasi përshëndeti publikun që admiroi recitalin e saj, Melisa Figuri nuk i fshehu emocionet e përjetuara duke shprehur bindjen e saj se ka zgjedhur që rrugëtimi saj do të jetë bashkë me violinën.

Publiku e priti me ovacione dhe duartrokitje këtë talente të re, duke i dhënë asaj mbështetje dhe motivim për rrugëtimin e saj artistik, ndërsa vlerësim maksimal dha edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

Dirigjenti Gridi Kraja u shpreh i surprizuar për gjithcka qe gjeti në Lezhë ashtu si dhe për performancën e violinistes që mbushi një sallë me artdashës për mes lojës virtuoze në violinë.

Koncerti recital i violinistes Melisa Figuri zgjati rreth 60 minuta, duke dhuruar mjaft emocione tek publiku i cili e ndoqi me mjaft vëmendje.

Artikulli paraprakKAJA KALLAS TAKON PRESIDENTIN BEGAJ, DISKUTIME MBI ECURINË E SHQIPËRISË NË NEGOCIATAT E ANËTARËSIMIT NË BE
Artikulli tjetërNJË MUAJ NGA SHEMBJA, INERTET ENDE NË SHKODËR