ISH-KREU I GJYKATËS SË SHKODRËS FLET NË KUADËR TË DITËS SË DREJTËSISË. Me 3 gjyqtarë e ka nisur punën kryetari i parë i gjykatës pluraliste të rrethit gjyqësor Shkodër. Maliq Memçaj, sot në pension thotë se në fillim vitet 90’ gjykata kaloi mes shumë vështirësive që rikthehet për t’i kujtuar sot me 10 maj që njihet si dita e drejtësisë.

Memçaj nuk përjashton korrupsionin dhe abuzimet duke thënë se edhe gjykatat janë të përfshira por ish kryetari i gjykatës së Shkodrës thotë se administrata publike është shumëfish më e korruptuar. Maliq Memçaj ka një eksperiencë të gjatë qoftë në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër por edhe atë të apelit ndaj si një njohës i mirë i tyre sot pas 25 viteve kërkon një përmirësim dhe funksionim më të mirë të sistemit.

Artikulli paraprakKONTROLLET NË MALËSINË E MADHE, REAGON POLICIA
Artikulli tjetërRAMUSH HARADINAJ, “QYTETAR NDERI” I KOMUNËS BUSHAT