Vllaznia do të sfidojë këtë të mërkurë në “Loro Boriçi” ekipin e Egnatias duke nisur nga ora 18:00, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri i shkodranëve, Migen Memelli, doli në konferencën e zakonshme për mediat, teksa u shpreh se është koshient për rëndësinë e kësaj ndeshje, ndërsa foli edhe për dëmtimet e fundit që po ndodhin tek Vllaznia.

Memelli shprehet i bindur se në vlerësimin e tij ka në organikë futbollistët më të mirë të Superiores.

Nga ana tjetër, edhe mesfushori kosovar Lorik Boshnjaku tha se i pret një sfidë e vështirë me Egnatian, por u shpreh se ai dhe shokët e tij të skuadrës do të japin maksimumin për të marrë trepikëshin.

Ndeshja midis Vllaznisë dhe Egnatias do të luhet këtë të mërkurë në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00, duel që do të luhet për llogari të javës së 6-të të Superiores.

Artikulli paraprakZYLIHA MILOTI: RREGULLONI TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërLAJM I MIRË PËR SHQIPËRINË, ARMAND DUKA ZGJIDHET NË POSTIN E ZV.PRESIDENTIT TË UEFA-S!