Vendvarrimi i Gjergj Kastriot Skëndërbeut në qytetin e Lezhës, po shfaq interes edhe gjatë stinës së dimrit.Numri i vizitoreve në këtë aset mjaft të rëndësishem turistik është trefishuar përgjatë muajit janar të këtij viti.Aktivitetet që lidhen me Gjergj Kastriotin dhe bashkëpunimi me agjensitë e huaja turistike, ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitoreve thotë Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi.

Një atraksion historik mjaft i rëndësishem është dhe kalaja mesjetare e qytetit të Lezhës, por është shumë pak e vizituar, pasi ngjitja e autobuzëve me turistë është e pamundur për shkak të rruges së ngushtë, ndërsa në kishat mesjetarë që ndodhen në territorin e Bashkisë Lezhë mungojnë guidat.

Rajoni i Lezhës është një zonë mjaft atraktive që ofron turizem gjithvjetor, por kërkohet më shumë promovim dhe shërbim për të thithur sa më shumë vizitor.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBANORËT NË LAÇ: HAPIM SHTËPITË PËR QYTETARËT TURQ
Artikulli tjetërPOSTPËRMBYTJE, CENI: QEVERIA TË VERIFIKOJË DËMET