“Turpi i futbollit shqiptar e ka emrin Enea Jorgji, urgjentisht t’i hiqet e drejta të jetë pjesë e FSHF… turp, turp, turp.”

Këto ishin fjalët e menaxherit të njohur Shkumbin Qormemeti, i cili ka shpërthyer në akuza në rrjetet sociale ndaj arbitrit Jorgji. Menaxheri i është referuar takimit të sotëm mes Kukësit dhe Skënderbeut dhe vendimeve të dhëna nga gjyqtari i cili mban stemën e FIFA-s.

Shkumbin Qormemeti është në listën e menaxherëve që njihen zyrtarisht nga FIFA për transferimet ndërkombëtare. Ai bashkëpunon me klubin e Skënderbeut dhe ndër të tjera ka realizuar transferimet e lojtarëve të korçarëve si Olainka e Berisha pa harruar këtu të futbollistëve të Kombëtares si Balaj e Roshi.

Artikulli paraprakPROTESTAT NË VENEZUELË, DIGJET STUDENTI 21-VJEÇARI
Artikulli tjetërMAQEDONI, PEZULLOHEN 16 POLICË PËR DHUNËN NË KUVEND