“Projekti për menaxhimin e integruar të basenit të zgjeruar të lumit Drin është prezantuar në Shkodër përballë grupeve të interesit”.

Koordinatorja e këtij projekti Eriola Keçi shprehet se vjen në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit për basenin e Drinit të firmosur në vitin 2011. Koordinatorja Keçi tregoi edhe se cilat pritet të jenë rezultatet ndërsa problemet kryesore që lidhen me Shkodrën janë përmbytjet apo erozioni. Në takimin e organizuar nga ministria e bujqësisë dhe e zhvillimit urban në mjediset e hotel Colosseo morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe grupe interesi duke shprehur shqetësimet e tyre për lumin Drin.