
Është prezantuar sot monografia me titull “Menaxhimi i Klasës në Arsimin Gjithëpërfshirës”, një vepër shkencore që sjell një kontribut të rëndësishëm në fushën e arsimit gjithëpërfshirës dhe menaxhimit efektiv të klasës. Në fjalën e tij, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj, vlerësoi rëndësinë e botimeve shkencore në fushën e edukimit, duke theksuar rolin e universiteteve në promovimin e arsimit gjithëpërfshirës.
Monografia e realizuar nga zv dekania e fakultetit të shkencave të edukimit Arlinda Ymeri dhe psikologia klinike Erudita Fshazi përfaqëson një kontribut të rëndësishëm mbi arsimin gjithëpërfshirës, duke vënë theksin në rolin e mësuesit në krijimin e një mjedisi arsimor të përshtatur për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata me aftësi ndryshe.
Prezantimi i monografisë “Menaxhimi I klasës në arsimin gjithëpërfshirës” u zhvillua në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku morën pjesë mësues,studiues,studentë dhe përfaqësues të fushës së mjekësisë.






