Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë në territorin shqiptar, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e mesditës dhe lagështira e lart në ajër do të ndihmoje në krijimin e shirave të papërfillshëm dhe të izoluar ne ekstremet veri- Pjesërisht në qendër.

Ndërsa paraditja dhe mbrëmja në vendin tonë do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, por rënie sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë