Kompania “Mercedes-Benz” njoftoi se ka shitur për 135 milionë euro, makinën më të shtrenjtë në histori. Siç njoftoi kompania është shtiru një nga dy Mercedes-Benz 300 SLR Uhlenhaut Coupé.

Coupe u ble nga një koleksionist i paidentifikuar në një ankand të mbajtur në Muzeun Mercedes-Benz më 5 maj. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë në fondin Mercedes-Benz, i cili do të sigurojë bursa arsimore dhe kërkimore në fushat e shkencës mjedisore dhe dekarbonizimit, tha prodhuesi i automjeteve.

Cupe është emëruar nga krijuesi i saj Rudolf Uhlenhaut, shefi i departamentit të garave të Mercedes në vitet menjëherë para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.