MURIQAN, POLICIA SHQIPTARE PO KONTROLLON PIKAT KUFITARE. Kemi marre masat maksimale ne te gjitha zonat kufitare per rrezikun e isis.Kjo eshte deklarata e drejtorit te pergjithshem per kufirin dhe migracionin Genc Merepeze nga pika kufitare e Muriqanit.

Gjate konferences se perbashket me homologet malazez Merepeze u shpreh se vemendja po perqendrohet edhe ne kete pike kufitare pasi pjestare te kesaj organizate terrosite mund ta perdorin si transit per depertimin e tyre. Qeveria Shqipëtare nuk e ka mohuar qe ne zona te caktuara jane rekrutuar qytetare per organizaten e ISIS. Rekrutimet ndodhin edhe ne vende te zhvilluara por ne rajonin e Ballkanit ato jane me te favorizuara per shkak te terrenit social ekonomik dhe prandaj eshte mjaft I rendesishem bllokimi i te gjitha rrugeve te nderveprimit.”

Artikulli paraprakKLOSI: REFORMA TERRITORIALE MUNDËSI PËR SHTRESAT SOCIALE
Artikulli tjetërPUKJANËT MASIVISHT PËR AZIL, BRAKTISET QYTETI