Merkato e transferimeve në të gjthë Europën, është periudha më strategjike e vitit përsa i përket futbollit, luftë milionash dhe menaxherësh, oferta dhe kundëroferta. Lëvizje të paramenduara dhe të studiara për të mposhtur konkurencën. Por cilat janë deri më tani goditjet më domethënëse të këtij sesioni të shit-blerjeve ?!

MANCHESTER UNITED, EKIPI MË AKTIV NË ANGLI Manchester United ka qënë pa diskutim klubi më aktiv, dëshira e drejtuesve për tu ngjitur sërish në fronin e  futbollit britanik i ka bërë që të mos kursehen në merkato. Janë afruar elementë si Depay apo Shniderlin, por sigurisht transferimi më i rëndësishëm deri më tani është ai i Bastian Schëeinsteiger. Klubi anglez kaloi në llogaritë e Bajernit të Mynihut 31 milion euro, duke përfituar një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim, ndërsa vetë 30 vjeçari i tha lamtumirë klubit ku u rrit si futbollist për t’i besuar projektit të trajnerit Louis Van Gaal. (Bastian Schëeinsteiger)