JOSIP BASIC DO TË TESTOHET, GUARDADO DREJT FIRMËS. Skuadra e Vllaznisë vijon të jetë aktive sërish në merkato, teksa ditën e mërkurë pranë ekipit ka ardhur për provë një qendërmbrojtës. Bëhet fjalë për kroatin Josip Basiç, i cili është aktivizuar me ekipin e HNK Sibenik. Basiç laun në dy pozicione, atë të mrbojtësit të qendrës dhe të djathtë. Lojtari do të jetë për testim për dy ditë.

Siç mësohet nga burimet pranë ekipit, lojtari është drejt një konfirmimi të pakten prej të dhënave që ka. Mëgjtihatë, stafi teknik do të bëjë testimet paraprake ndërsa në fund do të bëhen dhe testet mjeksore. Përsa i përket lëvizjeve të tjera në ekip, mesfushori uruguajan, Huan Guardado është drejt firmosjes së kontratës me ekipin shkodranë. Për mesfushorin u tha se nuk është në gjendje të mirë fizike për shkak të dëmtimeve të ligamenteve por tashmë ai është drejt qëndrimit në ekip. Sipas stafit mjeksorë, lojtari me të vërtetë ka një dëmtim por që mund të kalohet për dy apo tre javë. Një ndër arsyet pse Guardados i është ofruar një kontratë ka të bëjë me aftësitë e tij teknik. Trajneri Baldo Raineri është shpehur se futbollisti në ditën e tij të parë ka treguar aftësi të larta tektniko-taktike dhe të gjithë ishin gati për nënshrkimin e kontratës. Dëmtimi i shkaktuar në stërvitje bëri që situata të mos shikohej me aq optimizëm. Mëgjithatë ai tashmë duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës. Një tjetër lëvizje për Vllazninë që do të konfirmohet me datën dy janar është dhe për sulmuesin e ri Sindrit Guri i cili ka qenë i huazuar tek Kastrioti por që tashmë po stërvitet me kuqeblutë.