Presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë mbajtur homazhe në nder të viktimave të sulmeve të 13 nëntorit në Paris. Dy liderët vendosën lule në sheshin Republika, i kthyer tashmë në qendrën simbolike të zisë dhe dhimbjes franceze për vdekjen e 130 personave dhe plagosjen e 400 të tjerëve.

Takimi mes Holondë dhe Merkel vjen në kuadër të fushatës që po zhvillon presidenti francez për të marrë mbështetje të gjerë në luftën kundër Shtetit Islamik. Pikërisht për këtë cështje Hollande u takua edhe me presidentin amerikan Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë të martën, ku ranë dakord për rritjen e shkallës së operacioneve kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Ndërkohë, kancelarja Angela Merkel u zotua të mërkurën se nuk do të mbyllë dyert për refugjatët, duke sfiduar kështu kritikat jo vetëm brenda vendit të saj por edhe jashtë, të cilat janë intesnifikuar që pas sulmeve terroriste në Paris. Më herët në një fjalim rreth 40 minuta në Bundestagun gjerman, Merkel tha se rreziku është i lartë në Gjermani nga kërcenimi terrorist, por këmbënguli se qytatarët duhet të vijojnë normalisht jetën e tyre.

Artikulli paraprak103 VJETORI I PAVARËSISË, OBAMA MESAZH PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërLIGJI PËR DEKRIMINALIZIMIN, DEBATE NË KUVEND