Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kundërshtuar mbylljen e kufijve të Bashkimit Europian.

Duke folur në asamblenë parlamentare franko-gjermane, Merkel tha se u mor njëherë mësimi nga përgjigjia e parë ndaj pandemisë dhe mbyllja e kufijve të BE me fqinjët nuk duhet të përsëritet më.

Sipas saj, ai vendim është shumë i vështirë dhe Gjermania do të jetë kundër nëse propozohet.
BE ka filluar të heqë kufizimet për udhëtarët nga vendet e treta. Së fundmi listës iu shtua dhe Shqipëria.