KANCELARJA GJERMANE TAKOHET ME KRERËT MË TË LARTË, DISKUTOHET EDHE KOSOVA. Menjëherë pas vizitës në Tiranë, avioni i kancelares gjermane Angela Merkel u ul në Beograd, në vijim të axhendës së saj ballkanike. Edhe në Serbi, kancelares iu rezervua një pritje shtetërore me nderimet më të larta. Pas diskutimeve kokë më kokë, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe kancelarja gjermane Angela Merkel mbajtën konferencën e përbashkët për shtyp. Duke folur për integrimin Europian tër Serbinë, Merkel u shpreh se është çështje kohe para se të hapen kapitujt e bisedimeve me Bashkimin Europian.

Mbështetjen e Berlinit e keni gjithmonë. Ne po shohim se aktualisht ekziston një vullnet i madh i palës serbe lidhur me procesin e integrimit. Dhe për këtë pritet që të ketë një vlerësim pozitiv. Nga ana tjetër, kryeministri Vucic teksa vlerësoi investimet gjermane në Serbi, shprehu falenderim për mbështetjen e madhe të Gjermanisë. Tregtia jonë është rreth 3.18 miliard euro, Gjermania është importuesi i dytë i produkteve tona, ndërsa kompanitë gjermane në Serbi punësojnë mbi 26.000 njerëz. Unë dua të falënderoj zonjën Merkel pasi ka qënë një shtyllë stabiliteti për të gjithë ne dhe kur kishim probleme. Unë nuk kam turp të them se sot Gjermania po kujdeset për Serbinë, dhe ne jemi në mirënjohës për këtë. Duke folur për marrëdhëniet në ballkan, Merkel e cilësoi sukeses epokën e re mes Shqipërisë dhe Serbisë por edhe dialogun me Kosovën. Sa i përket Kosovës, Serbia ka treguar një gatishmëri të madhe për kompromis në mënyrë që rajoni të jetë më i qëndrueshëm. Por, kjo ekziston edhe sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë. Gjermania e vlerëson këtë dhe do të këtë ndikim në hapjen e kapitullit të parë për integrim. Ndërsa kryeministri serb, tha se Serbia është e gatshme për një bashkëpunim me rajonin përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Kemi një politikë paqeje në Ballkan. Kam njoftuar zonjën Merkel se sot kemi marrë përgjigjen përfundimtare nga Edi Rama lidhur me propozimin tonë për shkëmbimin e të rinjve, që ka ardhur nga takimi i 28 gushtit të vitit të kaluar kur Merkel organizoi takimin e parë. Jo vetëm me Edi Ramën, por edhe më të tjerë presim nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla. Merkel pritet të vizitojë edhe Sarajevën, vetëm pak ditë para përvjetorit të masakrës së Srebrenicës.