Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori sot dozën e dytë të vaksinës kundër Covid, ku zgjodhi Modernën, ndërsa për dozën e parë pati injektuar atë të AstraZeneca.

Kjo u njoftua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seiber, i cili specifikoi se Merkel ka zgjedhur vaksinimin heterolog, pra me dy doza të ndryshme vaksinash.

Të njëjtën gjë ka bërë më parë edhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi, i cili zgjodhi dozë të dytë atë të AstraZeneca. Kryeministri italian njoftoi vendimin e tij, duke nënvizuar se “vaksinimi heteorologjik funksionon”.

Artikulli paraprakSOT CERTIFIKOHET 25 PRILLI! KQZ MBLEDHJE NË 12:00, DO SHPËRNDAHEN MANDATET E DEPUTETËVE NË 12 QARQE
Artikulli tjetërALBIN KURTI PRITET SOT NGA PRESIDENTI FRANCEZ NË PALLATIN ELISEE