Elbasan, merr flakë barakja prej druri, humb jetën e moshuara

ELBASAN – Një grua e moshuar ka humbur jetën pasditen e sotme në Elbasan, pasi barakja prej druri ku ajo jetonte është përfshirë nga flakët. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ndërsa shtetësja që ka humbur jetën është identifikuar si Mike Zenollari rreth 80 vjeç. Paraprakisht dyshohet se zjarri në barake të ketë rënë nga pakujdesia. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.