Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “28 nëntori” në qendër të qytetit të Shkodrës.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrëfikës, të cilët e kanë patur të vështirë të ndërhyjnë menjëherë për neutralizimin e flakëve si shkak I rrugës së bllokuar nga makinat e parkuara në të gjithë gjatësinë e saj.

Pavarësisht kësaj, efektivët kanë ndërhyrë në forma të tjera për fikjen e zjarrit në kabinën elektrike.

 

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së kabullit në këtë kabinë elektrike. Institucionet përgjegjëse vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ky nuk është rasti I parë I zjarrit në kabina elektrike I regjistruar gjatë muajev të fundit në Shkodër. Si shkak I ngarkesës, edhe në fundin e vitit 2024 janë regjistruar disa raste të djegies së kabinave elektrike në disa zona të qytetit.

Artikulli paraprakTUKA: KONTRATAT KOLEKTIVE PO ZBATOHEN
Artikulli tjetërFESTIVALI I SHAHUT “ÇESK JUBANI”